Kori Siparantum nga Peja ka njoftuar se është përzgjedhur për t`iu bashkuar Akademisë së Këndimit të Vjenës në kuadër të koncerteve “Silvester” në Austri.
Artistët kosovarë do të performojnë në një nga ngjarjet elitare të muzikës klasike, duke shënuar kështu festimin e Vitit të Ri nga 28 dhjetor 2023 deri më 2 janar 2024.
“Kori Siparantum do të marrë pjesë si interpretues të ftuar në interpretimin tradicional të Simfonisë së 9-të të Beethoven, një moment kryesor i festimeve të Vitit të Ri në Wiener Konzerthaus për 26 vitet e fundit. Këto koncerte, të drejtuara nga i nderuari Omer Meir Wellber, premtojnë të jenë përvoja të jashtëzakonshme muzikore”, thuhet në njoftimin e Korit Siparantum.
Koristët do të ngjiten në skenë së bashku me Orkestren Simfonike të Vienës dhe Korin Wiener Singakademie./Katror.info