Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings”, në Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës. Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”.
Ky event do të mbahet nga data 09 deri më 14 nëntor. Përpos këtyre dy aktiviteteve, kori do të jetë pjesë e koncertit Friendship Concert, e cila do të mbahet në sallën e njohur të Univeristetit të Lisbonës.
“Jemi tejet të lumtur që do të përfaqësojmë vendin tonë në këtë festival tepër të rëndësishëm të muzikës korale. Me korin ne do të garojmë në dy kategori: Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella,” thuhet në njoftimin e Korit në Facebook.
Përpos këtyre dy aktiviteteve ata do të jenw pjesë e koncertit “Friendship Concert” qw do të mbahet në sallën e njohur Universidade de Lisboa – Aula Magna (Universidade de Lisboa – Aula Magna Universiteti i Lisbonës (Universidade de Lisboa) është Universiteti më i madh dhe më prestigjioz në Portugali dhe është një nga Universitetet kryesore të Evropës).
Në këto koncerte Kori Siprantum do tw paraqitet me vepra të epokave të ndryshme stilistike me theks të veçantë, veprat e kompozitorëve shqiptarë.
Në vitin 2021 Kori Siparantum bëri histori duke u shpallur fitues në Olimpiadën e koreve botërore, “World Choir Games 2021”.
Siparantum ishte shpallur fitues në kategorinë “The Open Competition-Musica Contemporanea”.
Më poshtë po ua sjellim një cover te realizuar nga Kori Siparantum të këngës së famshme “Mad World.”/Katror.info