katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Qytetarët ankohen për ndërrimin e qendrës së votimit
    4 minutes ago
    KQZ: 483,300 qytetarë kanë votuar deri tani në Kosovë
    15 minutes ago
    Dita e zgjedhjeve, EULEX monitoron situatën e sigurisë
    44 minutes ago
    Prishtina dhe Prizreni udhëheqin me daljen e votuesve në Kosovë
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut
    31 minutes ago
    “Odiseja e Gëzimit” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro
    2 hours ago
    Në pritje të Fest 64, javën tjetër publikohet lista e pjesëmarrësve
    3 hours ago
    Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon
    1 day ago
    Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”
    2 days ago
    Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société
    2 days ago
    Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    4 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    6 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    1 week ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    5 days ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    6 days ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    1 day ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    4 days ago
    Kopenhaga: Një destinacion që vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit
    2 days ago
    Fluturim “rozë” mbi ujërat e liqenit të Pogradecit
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Korrje-shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme 
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Korrje-shirjet në Kosovë sivjet të kënaqshme 

Last updated: 10/07/2025 9:34 AM
37 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Korrje-shirjet e sivjetshme po japin rezultate të kënaqshme pothuajse në tërë territorin e Kosovës, falë farërave të grurit që tashmë prej disa kohësh prodhohen në vend. Madje, këto farëra nga Kosova, të kultivuara edhe në Shqipëri, po thyejnë rekorde me deri në 8,700 kilogramë për hektar. Ekspertët bujqësorë vlerësojnë se ngritja profesionale e fermerëve po ndikon në mënyrë të suksesshme në luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të grurit.

Kultivuesi i grurit, Arben Prekadini nga fshati Jashanicë i Klinës, thotë se këtë vit ka të mbjellë 10 hektarë me grurë, të destinuar për industrinë e bluarjes.

“Kam të mbjella dhjetë hektarë me grurë dhe shihet që këtë vit rendimenti është edhe më i lartë se vitin e kaluar, ndërsa edhe cilësia është shumë e mirë. Gjithashtu, këtë vit nuk patëm probleme me sëmundje, për shkak të trajtimeve profesionale që janë bërë për grurin,” tha Prekadini për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Mundesh me e lexu edhe…

Megjithëse rendimenti dhe cilësia janë të mira, ai thekson se çmimi me të cilin po tregtohet gruri vendor është shumë më i ulët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në anën tjetër, Qëndrim Selimi, agronom me profesion dhe drejtues i fabrikës së farës së grurit në Klinë, që nga paslufta së bashku me familjen mbjell sipërfaqe të konsiderueshme me grurë të destinuar për farë, tha për ‘Toka’ se këtë vit kanë të mbjella 180 hektarë.

“Krahas grurit në përgjithësi, edhe gruri i destinuar për farë këtë vit ka rendiment dhe cilësi më të mirë se vitin e kaluar. Roli kyç ka qenë përzgjedhja e duhur e farës dhe trajtimi profesional i bimës,” tha Selimi.

Ai shtoi se ndryshimet klimatike kanë shtuar sëmundjet dhe dëmtuesit te gruri, por mbrojtja efektive po arrihet falë ngritjes së profesionalizmit të fermerëve.

“Farërat që prodhohen në vendin tonë, varësisht nga karakteristikat që kanë, janë pranuar mirë dhe po përdoren anembanë Kosovës, por edhe jashtë saj,” tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fadil Musa, profesor universitar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, konfirmon rritjen e rendimentit dhe cilësisë këtë vit.

“Përveç rendimentit dhe cilësisë, ndikim ka pasur edhe ngritja profesionale e fermerëve. Kjo ka ndikuar që sëmundjet të menaxhohen mirë, dhe pjesa më e madhe e sipërfaqeve të mbjella të japin grurë të shëndoshë,” deklaroi Musa për RTK.

Sipas tij, përveç trajtimeve të mirëfillta, vetëdija e fermerëve është rritur edhe për analiza të tokës para mbjelljes si dhe për përzgjedhjen e farës cilësore dhe të certifikuar.

Ndërkohë, për shkak të cilësive pozitive, farërat që prodhohen në Kosovë tashmë kultivohen edhe në Shqipëri. Frano Palushaj nga Bushati i Shkodrës, i cili kultivon dhe tregton farërat e grurit nga Kosova, thotë se më së shumti përdoren dy varietete që prodhohen në fabrikën e grurit në Klinë, dhe të cilat po japin rezultate shumë të mira në Shqipëri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Krahas cilësisë dhe rendimentit, farërat e prodhuara në Kosovë janë përshtatur mirë edhe me klimën bregdetare të Shqipërisë. Rendimenti këtë vit është më i lartë se ai i vitit të kaluar,” tha Palushaj.

Rezultatet pozitive i konfirmon edhe fermeri tjetër nga Shqipëria, Florian Peci.

“Këto fara janë rezistente ndaj erërave të forta që janë të shpeshta në zonën e Bushatit ku jetoj. Rendimenti këtë vit ka arritur deri në 8,700 kilogramë grurë për hektar,” tha Peci për emisionin ‘Toka’./RTK/Katror.info

TAGGED:bujqesiakorrje shirjetKosovalajme të mirate mbjellattop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm UNESCO përballë 32 nominimeve për trashëgimi botërore
Artikulli i ardhshëm Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

1 Shikim
Lajme të mira

“Odiseja e Gëzimit” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro

5 Shikime
Lajme të mira

Në pritje të Fest 64, javën tjetër publikohet lista e pjesëmarrësve

4 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?