Futbollistet e Përfaqësueses U16 të Kosovës, kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë të “UEFA Development Tournament” që po mbahet në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Të martën, Kosova triumfoi me rezultatin 3:1 ndaj Andorrës, me golat e shënuar nga Riga Kallaba (30’, 58’) dhe Osla Maçastena (51’).
Pjesë e këtij turneu zhvillimor, janë edhe Moldavia e Shqipëria, ekipe më të cilat Kosova do të përballet ditët në vijim.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 9 mars kundër Shqipërisë, ndërsa tri ditë më vonë përballet edhe me Moldavinë./Katror.info