katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MAShTI dërgon katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5
    2 hours ago
    Sot mot me diell dhe temperatura deri në 33°C
    2 hours ago
    Ndihmëssekretari amerikan viziton Kosovën, pritet takime me liderët
    22 hours ago
    Osmani: SHBA e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
    22 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Largimi i Kosovës nga lista e vendeve në konflikt rrit shpresat për investime
    2 hours ago
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    1 day ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    1 day ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    2 hours ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    2 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    2 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    20 hours ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 hours ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 hours ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    2 hours ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    1 hour ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    2 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova me “vend të posaçëm”: Angazhimi i Bidenit ndër vite
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Kosova me “vend të posaçëm”: Angazhimi i Bidenit ndër vite

Last updated: 22/07/2024 12:05 PM
138 Shikime
Shpërndaje
Foto: AFP

Në familjen e tij, Kosova do të ketë “vend të posaçëm”.

Joe Biden e tha këtë në shkurt të vitit 2021, kur i dërgoi një letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i uruar Ditën e Pavarësisë.

“Kosova vazhdon të ketë një vend të posaçëm për familjen Biden, për nder të kohës që djali ynë i ndjerë, Beau Biden, kaloi duke punuar për të siguruar paqe, drejtësi dhe sundim të ligjit për të gjithë popullin e Kosovës”, shkroi Biden në atë letër.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara u tërhoq më 21 korrik nga gara presidenciale e këtij viti.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Trysnia mbi të për t’u zmbrapsur nisi në fund të qershorit, pas debatit të parë presidencial me kundërkandidatin republikan, Donald Trump, në të cilin Biden pranoi se nuk kishte pasur performancë të mirë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Biden, 81 vjeç, ishte në politikë për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Mbi tri dekada senator nga shteti Dellauer, dy mandate zëvendës i presidentit Barack Obama dhe një mandat president.

Kur mori postin më të lartë politik të SHBA-së më 20 janar të vitit 2021, Osmani tha se “në krye të SHBA-së, prej sot, është miku i Kosovës”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mbështetja e Bidenit për Kosovën nisi herët, qysh si senator.

Ishte tetori i vitit 1998, kur ai së bashku me senatorë të tjerë shprehë mbështetje për veprimet ushtarake të NATO-s kundër Serbisë, për të ndalur dhunën në Kosovë.

NATO-ja nisi fushatën e bombardimeve më 24 mars të vitit 1999.

Vetëm dy ditë përpara se të nisnin sulmet e para, Kongresi amerikan ishte ende i ndarë për vendimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Senatorja e atëhershme republikane, Kay Bailey Hutchison, tha se administrata e presidentit Bill Clinton “nuk ka plan se çfarë do të bëjë pas bombardimeve”.

Në atë seancë, Biden tha se sulmet ajrore “janë në interes të sigurisë së SHBA-së”.

Ai tha se lufta po kërcënonte besueshmërinë e NATO-s, ndërsa “vala masive e refugjatëve do t’i destabilizonte demokracitë e brishta në Maqedoni dhe Shqipëri”.

“Interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara kërcënohen drejtpërdrejt nga veprimet e vazhdueshme agresive të Qeverisë jugosllave në Kosovë”, tha Biden më 22 mars, 1999.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një deklaratë të transmetuar nga Zëri i Amerikës, Biden tha se puna e tij për t’u dhënë fund luftërave jugosllave ishte një nga “momentet më krenare” të karrierës së tij të gjatë politike.

Në një shkrim autorial për gazetën Washington Times në vitin 2004, senatori i atëhershëm, Biden, tha se “asnjë vëzhgues serioz nuk beson se Kosova – ndonjëherë në të ardhmen – do të udhëhiqet nga Beogradi” dhe shtoi se “zgjidhja e statusit të Kosovës nuk bën të zhargitet për kohë të gjatë”.

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Biden ishte ndër të parët në SHBA që e përshëndeti atë dhe i ftoi edhe kolegët e tij që të shprehnin “mbështetjen e Senatit” për të.

Në një fjalim në mars të vitit 2008, Biden, si kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, tha se “çdo përpjekje nga Beogradi për të nxitur kaos në veriun e Kosovës apo në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, duhet të trajtohet me shpejtësi dhe vendosmëri nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 2009, vetëm pas katër muajsh në postin e nënpresidentit amerikan, Biden vizitoi Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha Biden më 21 maj, 2009, në Prishtinë.

Pak muaj pasi Kosova arriti marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në vitin 2013, nënpresidenti i atëhershëm, Biden, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në atë rast, Biden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të asaj marrëveshjeje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si nënpresident, Biden qëndroi në Kosovë edhe në vitin 2016, kur mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden.

Beau Biden – i cili shërbeu në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999, për të ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas – vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.

Në shkurt të vitit 2021, pas një muaji në detyrën e presidentit, Biden i shkroi letër ushtrueses së atëhershme të detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke i thënë se SHBA-ja është e gatshme të punojë me Qeverinë e re të Kosovës, e cila kishte dalë nga zgjedhjet e atij muaji.

Më pak se dy muaj më vonë, Biden i shkroi edhe një letër Osmanit, për ta uruar për zgjedhjen në pozitën e presidentes dhe për të theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kërkon “kompromise të vështira”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Po atë vit, në korrik, Biden pranoi Medalje Presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë.

Duke e falënderuar presidenten Osmani përmes një video-mesazhi, Biden tha se djali i tij e ka dashur Kosovën dhe shtoi se SHBA-ja do të mbetet “partnere e palëkundur” e saj.

Gjatë presidencës së tij, Biden inkurajoi disa herë Kosovën, por edhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet me njëra-tjetrën.

Por, gjatë kësaj periudhe, zyrtarë të lartë amerikanë edhe e kritikuan Kosovën për, siç thanë, disa veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, të cilat, sipas tyre, vunë në dyshim partneritetin me SHBA-në.

E Biden, gjatë vizitës së fundit në Kosovë në vitin 2016 – atëkohë si nënpresident – e porositi atë: “Suksesi juaj është jashtëzakonisht shumë në interes të vendit tim. Nëse ju keni sukses, rajoni do të ketë sukses”. /Radio Evropa e Lirë /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:angazhimJoe BidenpeopletopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Microsoft nxjerr në përdorim mjetin e rimëkëmbjes për kompjuterët e prekur nga përditësimi i CrowdStrike
Artikulli i ardhshëm Ankand për syzet e John Lennon dhe fotot e Abbey Road

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive

6 Shikime
People

Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri

27 Shikime
Lajme të miraPeople

Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?