Kosova po fiton 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Suedinë.
Ka qenë minuta e tridhjetë e dytë kur Finsik Asllani ka realizuar golin e avantazhit. E tëra ka ndodhur në një aksion ku protagonistë kanë qenë Muriqi, Hoxha dhe në fund Aslllani.
Paraprakisht, në një aksion tjetër, Asllani ka pasur një gjuajtje tjetër në drejtim të portës, po ku është treguar i pasaktë.
Në Goteborg, përkrahja për Kosovën është shumë e madhe.