Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, mori pjesë në takimin e 31-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim të radhës u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere në fushën e mbrojtjes.
Ministria njofton se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim nënvizon përkushtimin e Kosovës për të qëndruar pranë aleatëve dhe për të mbështetur përpjekjet ndërkombëtare në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vlerave demokratike./Katror.info