Iniciativa “Kosovo Startup Stories” ka prezantuar një platformë të re digjitale të quajtur kidsday – Asistenti juaj digjital në çerdhe, e cila synon të lehtësojë menaxhimin e qendrave për kujdesin ndaj fëmijëve.
Platforma është zhvilluar nga një ekip i udhëhequr nga Bardh Kadiu, pjesë e qendrës së inovacionit, dhe ofron mundësi për kursim kohe, përmirësim të procesit mësimor si dhe ndërtim të lidhjeve më të forta mes stafit dhe prindërve.
“Kidsday” është konceptuar si një zgjidhje e plotë për menaxhimin e çerdheve dhe parashkollorëve, duke integruar teknologjinë në komunikim dhe administrim. Më shumë informacione gjenden në faqen zyrtare kidsday.com.
Seria “Kosovo Startup Stories”, në kuadër të së cilës u prezantua kjo platformë synon të sjellë shembuj të suksesshëm të ndërmarrësisë inovative në Kosovë./Katror.info