Sukseset e filmit ” Krahët e punëtorëve” nuk kanë të ndalur.
Ky film ka fituar edhe çmimin Propeller për filmin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit Motovun, Kroaci.
”Vërtet i përulur nga ky lajm dhe njohje nga Festivali i Filmit Motovun, ku filmi ynë ”Krahët e Punëtorëve” mori një nga çmimet kryesore të festivalit, dhënë për filmin më të mirë në programin e filmave të shkurtër Cinehill”, thuhet në njoftimin e bërë në rrjetet sociale të filmit.
Më posht lexoni deklaratën e jurisë, e përbërë nga Anne Gaschütz (bashkëdrejtoreshë e FilmFest Dresden, Gjermani), Urša Menart (regjisor, Slloveni) dhe Hamed Soleimanzadeh (kritik filmi Iran/Gjermani):
”Si mund të mbijetoni në një sistem kur vetë sistemi nuk ka interes për individin? Kjo pyetje shtrohet mbi këtë dokumentar të ndërlikuar dhe poetik, në të cilin regjisori i jep një zë dhe dukshmëri të padëgjuarve në një vend të dëmtuar nga mekanizmat e papërpunuar ekonomikë. Për stilin e tij të guximshëm vizual dhe portretizimin e butë të trupave të thyer, që ngjall ndjeshmëri dhe introspeksion, çmimi për filmin më të mirë të shkurtër i shkon “Workers’ Wings” nga Ilir Hasanaj”, ishte ky komenti nga juria e këtij festivali derisa po i jipte çmimin filmit kosovar.
Krahët e Punëtorëve i regjisorit Ilir Hasanaj, edhe dje (më 29 korrik) rrëmbeu çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar të kategorisë së dokumentarit të metrazhit të shkurtër në edicionin e 27-të të festivalit më të rëndësishëm të filmit në Amerikën Latine në Meksikë, Guanajuato International Film Festival. /Katror.info
Përgatiti:
