Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se beson që procesi i numërimit të votave për rundin e parë të zgjedhjeve lokale do të kryhet brenda javës.
Në një konferencë për media, ai njoftoi se nesër, nga ora 12:00, dhe në disa vende edhe në orën 16:00, Qendra komunale të numërimit do të nisin numërimin e votave për kuvendet komunale në 38 komuna.
Radoniqi tha se pret që ky proces të përmbyllet brenda “dy-tre ditësh” dhe më pas të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe nga diaspora.
“Besojmë fuqishëm që brenda kësaj jave do të përfundojë procesi i numërimit”, tha ai. /Katror.info