Çdo vit në Shqipëri pushimet dimerore po marrin përmasa të mëdha dhe dëshira për të kaluar pushime aty nuk mbetet vetëm në sezonin veror. Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore.
Ja disa nga destinacionet perfekte për të provuar aventura të tilla, gjatë pushimeve në kohëra më të ftohta.
Voskopoja
Ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një nivel 1,160 metra mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë.
Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet. Në Voskopojë ka disa hotele të cilësisë së lartë, të cilat ofrojnë çmime nga më të ndryshmet për çiftet, por edhe për familjet me fëmijë.
Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet të mbuluar krejtësisht nga dëbora. “Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin serish rrugën drejt Voskopojës. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë”, – janë disa nga arsyet që reklamojnë vendasit për të bërë pushimet në Voskopojë.
Razma
Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshati ka nje klime tipike malore, ajer shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike për zonën.
Mishi i pjekur dhe gatimet e brumit janë ushqimi tradicional i zonës. Zona e Razmës ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit ë i frekuentuar është turizmi i bardhë që ofron mundesi për ski në morenat akullnajore, sidomos në fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës.
Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës
Parku ka një sipërfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare.
Të bësh një udhëtim në dimër, në Luginën e Valbonës, duhet të përgatitesh jo vetëm materialisht për çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar nga ana emocionale, bukuritë befasuese të këtij parku kombëtar verior të Shqipërisë, i cili tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë.
Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.
Parku Kombëtar i Thethit
Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Nemuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metra. Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, në zemrën e Alpeve shqiptare.
Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukurite e rralla në të gjithe Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave.
Në Theth janë 10 banesa të përshtatura për turizem, me dhoma me kushte normale, ku 6 janë tip hanesh, ndërsa katër janë banesa të zakonshme, tipike për zonen që janë përshtatur për turizëm. Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshem, gjiza, kosi i fresket, etj).
Në Theth mund të organizohen aktivitete të shumta në natyre, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket në përroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimerore në shpatet natyrore me deborë, biçikleta malore, etj.