Edhe një tjetër sukses i madh i trajnerit më të suksesshëm në histori të Kosovës, Driton Kuka.
Xhudisti Akil Gjakova ka siguruar një tjetër medalje për Kosovën, duke fituar medaljen e argjendtë pas pesë fitoreve në Grand Slam të Abu Dabit.
Gjakova ka siguruar 700 pikë për Lojërat Olimpike.
Ndërkaq, Kuka i është gëzuar suksesit të Gjakovës, për të cilin ka shkruar edhe në Facebook.
”Grand Slam Abu Dabi – Medalje e argjendtë me vlerë të artë. Plotë 5 fitore u deshën për të arritur në finalen e madhe!
Garuesit nga Bahamas, Finlanda, SHBA si dhe Kazakistani u mposhtën me xhudo efikase dhe në finalen e madhe me Uzbekun humbi pas një beteje të madhe.
Bravo Akil
700 pikë Olimpike që janë vizë për Lojëra Olimpike”, ka shkruar Kuka. /Katror.info
- ADVERTISEMENT -
Përgatiti:
