Luana Vjollca dhe ekipi i saj janë mëse gati që të sjellin programin e ri “Zemër Luana” në TV Klan.
Vetë Luana ka njoftuar për emisionin e ri në Instagram.
“Jemi gatiii! Zemër Luana” vjen zyrtarisht çdo të diel ora 21:00 nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës, në TV Klan”, shkruhet në mbishkrim.
Formati i ri do të rezervojë surpriza dhe argëtim për shikuesit, duke nisur që nga 6 nëntori e çdo të diel.