Këto punime arti nuk janë nga materiale të blera në librari. Disa nxënës të ShFMU “Mihal Grameno” kanë marrë gjësende nga plastika, tekstili dhe materiale tjera në shtëpitë e tyre duke i transformuar ato në punime të bukura.
Këto vepra ata i prezantuan në panairin në oborrin e shkollës, simbolikisht në Ditën e Tokës, duke ngre zërin për ripërdorim të plastikës dhe gjësendeve tjera që ndotin çdo ditë ambientin.
Drejtuesit e shkollës dhe komunës, duartrokitën përpjekjet e më të vegjëlve, duke u bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen kauzës së mbrojtjes së mjedisit.
Aktiviteti i organizuar nga Instituti për Politika Zhvllimore (INDEP) ka qëllim të ndërgjegjësojë të rinjtë e kësaj komune rreth ndotjes së ambientit si dhe të rrisë vetëdijen mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve.
Kur mjetet e riciklueshme transformohen në vepra arti, frymëzimi i fëmijëve për të mbrojtur planetin mund të bëhet një udhëtim i bukur i tyre drejt një të ardhme më të qëndrueshme./Katror.info