katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Vendoset gurthemeli i Kuzhinës Qendrore dhe përurohen çerdhe të reja në Podujevë
    7 hours ago
    Konferenca e ardhshme BE–Shqipëri pritet të jetë më 16 shtator
    7 hours ago
    Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat
    8 hours ago
    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    10 hours ago
    Visar Osmani, drejtori që e ktheu shkollën e fëmijërisë në histori suksesi
    13 hours ago
    Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
    15 hours ago
    Podujeva hap dy çerdhe dhe nis ndërtimin e Kuzhinës Qendrore
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe
    2 hours ago
    Ganimete Jashanica shënon sonte 40-vjetorin e karrierës me koncert në Prishtinë
    7 hours ago
    “God Bless America” sonte rikthehet në teatrin e Gjilanit
    15 hours ago
    Kush ishte Giorgio Armani, ikona e modës italiane?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    3 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    2 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    6 days ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    4 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kur saksofoni flet, rocku dëgjon – frymëmarrja e rock-ut përmes saksofonit

Last updated: 20/07/2025 10:10 AM
129 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ultimate Guitar

Muzika rock, për shumë njerëz, identifikohet me tri instrumente bazë: kitarën, që i jep energjinë; basin, që përfaqëson rrahjet e zemrës së zhanrit; dhe baterinë, që shërben si ritmi udhëheqës i muzikës.

Në disa nga nen zhanret e dala nga muzika rock, kjo strukturë instrumentale ka mbetur dominuese deri më sot. Hard rock-u, heavy metal-i, punk-u dhe grunge-i rrallëherë kanë përfshirë saksofonin në këngët e tyre, por kjo mungesë, edhe në këto zhanre, nuk është absolute.

Nëse saksofoni instinktivisht shihet si përfaqësues i xhazit apo bluzit, atëherë i mohojmë shumë merita këtij instrumenti. Saksofoni i përket shumë stileve muzikore dhe di të përshtatet në skena të ndryshme.

Foto: Better Sax

Mundesh me e lexu edhe…

Që nga lindja e saj në vitin 1955, muzika rock ka pasur lidhje të ngushtë me saksofonin. Në fakt, rock-u lindi nga përzierja e xhazit, blues-it, R&B-së, country-t dhe folk-ut. Edhe pse kitarra duket si instrumenti kryesor i muzikës rock, instrumente të tjera si tastieret, pianoja dhe saksofoni, ndonëse kanë hyrë më tërthorazi, kanë gjetur vendin e tyre në këtë botë muzikore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Brenda gjithë diversitetit që ofron muzika rock, ekziston një hapësirë e madhe për saksofonin. Zhanre si alternativa, rock-u progresiv, psikodelik, grunge, pop rock, punk apo edhe glam rock – të gjitha, në momente të caktuara, janë prekur nga tingulli magjepsës i këtij instrumenti.

I perceptuar si hallka që mungonte mes instrumenteve me tela, frymorëve prej metali dhe atyre prej druri, saksofoni lindi në vitet 1840, në puntorin e Adolphe Sax mjeshtër i instrumenteve muzikore nga Belgjika. Ai patentoi një gamë prej tetë saksofonësh nga soptrano deri në bas në vitin 1846 dhe, duke vepruar kështu, prezantoi një instrument unik për përdorim si në orkestrat simfonike ashtu edhe në grupet koncertale.

Foto: The Brussels Times

Megjithëse disa nga kompozitorët më të mëdhenj tradicionalë të fillimit të shekullit XX, si Berlioz dhe Rossini, shfaqën menjëherë interes, kaluan shumë vite derisa shpikjet e tij të fitonin vërtet vëmendjen e gjerë. Sot, familja e saksofonëve përbëhet ende nga shtatë anëtarë bazë: sopranino, soprano, alto, tenor, bariton, bas, kontrabas.

Saksafonistët më të famshëm në histori vijnë nga bota e xhazit. Në vitet 1950, saksofonistë si tenori John Coltrane dhe Sonny Rollins hapën rrugë të reja në muzikën jazz, duke e pasuruar atë me elemente të ritmit dhe blues-it, modalitetit, muzikës latine dhe gospelit, si pjesë e nënzhanrit hard bop.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Coltrane, në albumet e tij, kishte si mysafir edhe kitaristin Eric Clapton, dhe këto janë momentet kur saksofoni ndërthuret me rock-un.

Në këtë periudhë, saksofoni solli në qendër të vëmendjes edhe gratë që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në evolucionin e tij në xhaz. Vi Redd dhe Peggy Gilbert kontribuan ndjeshëm në skenën e xhazit, si interprete, por edhe si mbështetëse të barazisë gjinore në industrinë muzikore.

Më vonë, Ornette Coleman dhe Albert Ayler zhvilluan tinguj dhe stile interpretimi të reja e të pazakonta, të cilat gradualisht filluan të depërtojnë në zhanret e reja që u shfaqën gjatë viteve 1960.

Nën-gjenerata e dytë që krijon hapësirë për saksofonin është jazz-i fusion. Ky lloj jazz-i ka një qëllim kryesor: ta kthejë jazz-in në një gjeneratë popullore përsëri. Pas dështimit komercial të jazz-it të lirë, ky i fundit filloi të eksperimentonte me stilin e kohës (fundi i viteve ’60): rock-un.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Figura kryesore e kësaj lëvizjeje, Miles Davis, tronditi një brez të tërë duke përzier jazz-in, rock-un dhe funk-un. Ai prodhoi “In a Silent Way”, një album që, përfundimisht, u bë një sukses komercial. Jazz-i fusion është kryesisht i përbërë nga këngë të gjata instrumentale që inkurajojnë muzikantët të improvizojnë në mënyrë të lirë.

Muzikantë të njohur të asaj kohe, iu bashkuan lëvizjes. Këto segmente instrumentale të gjata qojnë te solot e famshme të sakasafonit në rok muzik. Dhe jo se vetëm që saksofoni fitoi rolin e vetë në muzikën rock, por ai gjithashtu mbajti rolin qendror në n sub-gjeneratat e jazzit: jazz-in fusion.

Në vitet 1970, jazz fusion ndërthurte rock-un me xhazin, me saksofonistë si Wayne Shorter dhe Michael Brecker, të cilët ishin në ballë të kësaj lëvizjeje. Në vitet 1980, saksofonistët e smooth jazz-it, si Kenny G – (soprano, alto, tenor), Bob Mintzer (tenor) dhe David Sanborn (alto, soprano), interpretonin një stil të përzier, të përshtatshëm për radion, të quajtur smooth jazz.

Saksafonistë të tjerë të njohur të këtij stili përfshijnë Dave Koz, Jeff Kashiwa dhe Brandon Fields.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rolling Stones, do ta fusin Saksafonin në rolin kryesorë të këngës “Brown Sugar” me solo nga miku i Kitaristit Keith Richards qyshë më 1971. Rocku progresiv, që shfaqet për herë të parë në vitin 1968, i jep një vend të rëndësishëm instrumenteve. Ata janë mjetet kryesore të shprehjes artistike progresive, e cila më parë ishte e pranishme si zë në sub-gjinitë e tjera të rock-ut.

Pink Floyd paraqiti një trampolinë të vërtetë për këtë stil dhe hapi derën për përdorimin e instrumenteve “klasike” (ose, të paktën, jo të amplifikuara). Ata fillojnë të përdorin më pak ritme të rock-ut klasik dhe më shumë diversitet instrumental.

Në albumin “Dark Side of the Moon”, krahas kitarave fenomenale të David Gilmour, saksafoni nga miku i tij i fëmijërisë, Dick Parry, sakafoni shkëlqen në të njëjtën masë si kitara— si në solon shpërthyes me tenor-saksafon në këngën “Money”, ashtu edhe në hyrjen qetësuese të këngës “Us and Them”.

Dick Parry do ta pasurojë krijimtarinë e Pink Floyd edhe në albumin “Wish You Were Here”. Soloja në fund të këngës “Shine On You Crazy Diamond” është tashmë njëklsik dhe pik reference se si saksafoni duhet të mbyllë një udhëtim muzikor 13 minutëshnë një album rok.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Raphael Ravenscroft, me tenor-saksafon, i njohur për solon hyrëse në sakasfon në këngën e famshme “Baker Street” nga Gerry Rafferty kontribuon në albumin “The Final Cut” të Pink Floyd. Fundi i këtij albumi me këngën “Two Suns in the Sunset” është mjaft emocional, pasi mbaron me një solo saksafoni melankolik që zbehet ngadalë, duke paralajmëruar përfundimin e një epoke për grupin, pasi Roger Waters e braktis atë pas këtij albumi.

Edhe në periudhën “pas-Waters”, Pink Floyd e pasuron muzikën e vet me saksafon. Në albumin “A Momentary Lapse of Reason” nga viti 1987, në këngën “Dogs of War”, pas një soloje me kitarë në stilin blues, kënga kalon në një ritëm të shpejtë që i hap rrugë një soloje të fuqishme saksafoni.

Shpërthimi i saksafonit nga Tom Scott, saksafonist amerikan, i jep dramacitet dhe agresivitet këngës e cila kishte për temë “qent e luftës”, që përshkruan politikanët që orkestrojnë luftëra, duke sugjeruar se ndikimi kryesor pas luftës është paraja.

Shumë grupe rock angazhojnë një saksofonist të talentuar gjatë turneve, për t’i dhënë shfaqjeve të tyre live një atmosferë blues. Saksofoni sjell një prekje të këndshme dhe të ndryshme nga ajo e këngëve të realizuara në studio, dhe zakonisht ndez publikun.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dire Straits, për shembull, e pasurojnë hitin e tyre “Sultans of Swing” me saksofon në versionin live, i cili u pëlqye shumë nga publiku për tonalitetin më të butë, por njëkohësisht më intensiv, sesa versioni origjinal.

Në albumin “Brothers in Arms”, për këngën “Your Latest Trick“, Dire Straits angazhojnë saksofonistin dhe kompozitorin amerikan të xhazit, Michael Brecker. Ai është nderuar me 15 çmime Grammy si interpretues dhe kompozitor, ka marrë një doktoraturë nderi nga Kolegji i Muzikës Berklee në vitin 2004, dhe është përfshirë në Sallën e Famës së Jazz-it DownBeat në vitin 2007.

Ndërkohë, në albumin “On Every Street” të vitit 1991, ata bashkëpunojnë me Chris White, saksofonistin e njohur të xhazit dhe rock-ut, i cili bëri turne me ta nga viti 1985 deri në 1995. Ai ka performuar gjithashtu me artistë të njohur si Robbie Williams, Paul McCartney, Chris de Burgh dhe Mick Jagger.

Tregim në vete është i larpërmenuri David Sanborn, alt saksfonist amerikan  i cili ka performuar në shumë zhanre muzikore. Inçizimet e tij solo zakonisht përzienin xhazin me popin instrumental dhe R&B-në. Ai filloi të luante saksofon në moshën 11-vjeçare dhe publikoi albumin e tij të parë solo, “Taking Off”, në vitin 1975.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sanborn ishte aktiv si muzikant sesioni dhe ka luajtur në shumë albume të artistëve të njohur, përfshirë Stevie Wonder, Bruce Springsteen, Aretha Franklin, Sting, The Eagles, Rickie Lee Jones, James Brown, George Benson, Carly Simon, Elton John, Bryan Ferry dhe Rolling Stones.

Ai ka publikuar më shumë se 20 albume dhe ka fituar gjashtë çmime Grammy. Sanborn u bë një nga saksofonistët më të suksesshëm komercialë amerikanë, duke fituar famë që nga vitet 1980. Kritikët e kanë vlerësuar lart; kritiku i njohur i Jazz -it, Scott Yanow e përshkroi atë si “saksofonistin më me ndikim në pop dhe R&B nga fundi i shekullit 20 e deri sot”.

Megjithatë, ai shpesh lidhej me xhazin e butë të radios, një term që vetë Sanborn nuk e pëlqente, duke deklaruar se nuk e konsideronte veten një muzikant Jazz. Performanca e tij me Eric Clapton në kitarë, në këngën e Sting “It’s Probably Me”, është mbresëlënëse.

Kënga u realizua për filmin Lethal Weapon 3 dhe përmban një nga solot më të mira të këtyre dy instrumentistëve gjatë viteve 1990. Lirisht mund të thuhet se kitara e Clapton-it dhe saksafoni i Sanborn-it zhvillojnë një duel të vërtetë emocionesh, me tone të “ashpra” si nga kitara, ashtu edhe nga saksafoni.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

David Sanborn realizon edhe një tjetër bashkëpunim me Sting. Në albumin e tij Inside, ai e fton këngëtarin të interpretojë vokalin në këngën “Ain’t No Sunshine” nga Bill Withers.

Në këtë album, saksafoni i Sanborn-it shoqërohet gjithashtu nga vokalet e të famshmëve Aretha Franklin dhe Cassandra Wilson.

Candy Dulfer është një tjetër saksafoniste që, krahas David Sanborn, shënoi vitet 1990 me saksafonin e saj, si në albumet solo, ashtu edhe si kontribuese dhe performuese në grupe të famshme rock.

Ajo është vajza e saksofonistit të njohur hollandez të jazz-it, Hans Dulfer. Filloi të luante saksafon që në moshën gjashtëvjeçare dhe themeloi grupin e saj, Funky Stuff, kur ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç. Albumi i saj debutues, “Saxuality” (1990), u nominua për çmimin Grammy.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Grupi i saj ka interpretuar në mbarë Holandën dhe në vitin 1987 u bë akti hapës për dy koncerte evropiane të Madonës. Në vitin 1988, Prince e ftoi Candy-n në skenë për të interpretuar një solo të improvizuar gjatë një prej shfaqjeve të tij në Evropë.

Dulfer bashkëpunoi me kitaristin dhe producentin e grupit Eurythmics, Dave Stewart, duke luajtur me të në hitin botëror Lily Was Here dhe duke kontribuar në kolonën zanore për filmin me të njëjtin titull. Nëse thuhet se David Sanborn dhe Eric Clapton kanë pasur “duele” me tone të ashpra, atëherë në hitin “Lily Was Here”, kitarra e Dave Stewart dhe saksafoni i Candy Dulfer krijuan një “flirt” tingujshë të pasionuar, që arriti kulmin në një katarsis emocional dhe eksitim artistik.

Ajo ishte muzikante e ftuar për Pink Floyd gjatë performancës së grupit në Knebworth në vitin 1990. Dulfer ishte gjithashtu saksofonistja kryesore në albumin e Van Morrison, “A Night in San Francisco” (1993), dhe performoi me Alan Parsons dhe grupin e tij në “World Liberty Concert” në vitin 1995. Në vitin 2001, ajo bashkëpunoi me të atin në albumin duet “Dulfer Dulfer”. Në vitin 2004, iu bashkua grupit të Prince për turneun “Musicology Live 2004ever.”

Në mesin e viteve ’70, saksofonistë si Clarence Clemons nga E Street Band e Bruce Springsteen, Andy Mackay nga Roxy Music, apo John Helliwell nga Supertramp, kishin po aq rëndësi sa edhe kitaristët e atyre grupeve. Kjo tregonte qartë se një solo saksofoni e zjarrtë dhe plot pasion kishte vend të denjë në rock ‘n’ roll, duke hedhur poshtë idenë se saksofoni i përket vetëm muzikës së butë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Saksofoni e ka gjetur vendin e tij edhe në zhanrin ku pritej më së paku. The Stooges ishin pararendësit e shpërthimit punk në Nju Jork; ata ishin gjithashtu grupi i parë punk që përfshiu saksofonin në tingullin e tyre të zjarrtë dhe agresiv.

Kënga me të njëjtin emër nga albumi i tyre mjeshtëror i vitit 1970, Fun House, përmban shpërthime të çmendura saksofoni nga Steve Mackay. Mackay tregon aftësi serioze dhe të fuqishme në “Fun House”. Por është e rëndësishme të theksohet se sa i egër dhe dezorientues është albumi në tërësi — dhe në këtë kuptim, performanca marramendëse e Mackay është po aq e çuditshme dhe tronditëse.

The Stranglers ishin tashmë një çudi në skenën punk, duke marrë parasysh rolin e spikatur të tastierës dhe sintetizatorëve në muzikën e tyre. Por edhe më dallueshëm është britma e saksofonit gjatë refrenit të këngës “Grip”, e cila, sipas Wikipedia-s, është interpretuar nga një minator qymyri nga Uellsi.

Megjithatë, ajo tingëllon krejtësisht natyrshëm në kontekstin e këngës, e cila përzien ndjesi kërcimi pub-rock me një shpërthim në stilin new wave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lora Logic është një nga figurat kyçe që e bënë të mundur përshtatjen e saksofonit me muzikën punk – në mos për ta shndërruar saksafonin në një armë punku, që tingëllon me të vërtetë fuqishëm. Me grupin e saj Essential Logic, saksofoni luajti një rol thelbësor në stilin e tyre nervoz punk-funk, dhe ajo gjithashtu kontribuoi në këngë të Swell Maps dhe The Stranglers.

Por roli i saj i parë i madh ishte në “Oh Bondage Up Yours!”, singëlli debutues i grupit britanik punk X-Ray Spex, ku saksofoni gati sa nuk ia rrëmben vëmendjen ulërimave maniake të këngëtares Poly Styrene. Sidoqoftë, performanca e Logic, ndonëse e ashpër dhe e mprehtë, mbetet melodike, duke ia lënë vajtimet jashtë tonit artistëve ekscentrikë si James Chance.

Nick Cave në vitet e tij punk me grupin The Birthday Party nuk ishin të huaj për përdorimin e instrumenteve frymorë, dhe muzika e tyre ishte një zgjatim edhe më i çmendur i The Stooges.

“Nick the Stripper” përmban saksofon kërcënues që zvarriten përgjatë ritmit të ulët të basit, por është e vështirë të anashkalosh thjeshtësinë ogurzezë të riff-it me dy nota të Rowland Howard në “Blast Off.” E megjithatë, britmat e saksofonit të Howard janë më të ngadalta, disi më kërcënuese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, në formën e tij më intensive, saksofoni mund të jetë një instrument kaotik dhe shqetësues — në vitet ’70, si Lora Logic e lartpërmendur nga X-Ray Spex dhe Essential Logic përdorën tingujt shpues të frymorëve prej druri si një shtresë shtesë fuqie teksturore, pikërisht kur panku ishte në kulmin e tij.

Saksofonisti nga Nju Jorku, James Chance, nga grupi The Contortions, e çoi edhe më tej përdorimin e saksofonit të zhurmshëm dhe atonal në kontekstin e rokut dhe punkut, duke e kombinuar një qasje free-jazz .

Dhe të gjitha këto ishin para eksperimenteve e frymëzuara të John Zorn, i cili e përdori saksofonin si një burim të mirëfilltë zhurme. Ai si kompozitor, dirigjent, saksofonist, aranzhues dhe producent “qëllimisht i shmanget kategorizimit”.

Qasjet e tij avangarde dhe eksperimentale ndaj kompozimit dhe improvizimit ka fut “zhurmëne saksagonit në jazz, rock, muzikë hebraike, hardcore, klasike, bashkëkohore, surf, metal, kolona zanore, ambientale dhe muzikë botërore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithëse është padyshim më e lehtë të bësh një saksofon të tingëllojë mirë kur zhurma nuk kalon jashtë kufijve, janë pikërisht aranzhimet më të nuancuara dhe të menduara ato që mund të japin shpërblimet më të mëdha. Nuk është rastësi që një interes në rritje për xhazin bashkëkohor ka ecur paralelisht me përdorimin gjithnjë e më të theksuar të saksofonit në muzikën rock dhe indie. Është befasuese puna e Donny McCaslin, saksofonist underground, në albumin e fundit të David Bowie-t, Blackstar, ku ky instrument ka ndikuar dukshëm në evoluimin e tingujve bashkëkohorë.

Ky ndikim nuk është vetëm një shtesë në atmosferën e muzikës, por gjithashtu një sfidë për artistët që janë ndikuar nga Bowie – si Nine Inch Nails – për të gjetur terrene të reja krijuese, aty ku xhazi dhe rock-u përzihen në mënyra interesante dhe krijojnë diçka që mund të quhet “Dark Jazz” (Xhazi i errët).

David Bowie, vetë saksofonist fillestar, ka eksperimentuar me këtë instrument që në vitet 1970 dhe 1980. Ai shpesh i ka dhënë një vend të rëndësishëm këtij instrumenti në hitet e tij më të mëdha. Mjafton të dëgjojmë këngën Let’s Dance, ku ai i ka dhënë përparësi tre saksofonistëve: dy tenorë, Robert Aaron dhe Stan Harrison, si dhe një bariton, Steve Elson. Rezultati është një këngë që del jashtë kornizave të pop-it dhe pranohet nga një spektër më i gjerë audiencash – rokera, adhurues vallëzimi, xhazistë, dhe eksperimentues muzikorë.

Ashtu siç muzika rock i detyrohet saksafonit, edhe saksafoni i detyrohet muzikës rock. Ky zhanër, ashtu si kitarës dhe instrumenteve të tjera, i ka dhënë saksafonit mundësinë të bëhet një instrument udhëheqës në momentet e tij të lavdishme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ashtu si kitaristët solistë që marrin rolin e liderit gjatë interpretimit të pasazheve solo, edhe saksafonisti, në çastet e tij kulmore, del në skenë përpara publikut, spikat dhe përmes tingujve magjepsës i jep ngjyrë muzikës rock, duke kënaqur veten dhe njëkohësisht publikun, të cilit i transmeton emocionin e interpretimit në saksafon.

Kjo pamje dhe kjo ndjenjë nuk zëvendësohen nga asnjë përparim teknologjik që mund të zëvendësojë këtë instrument. Impresionuese është të shohësh se si saksafonisti Clarence Clemons nga E Street Band e Bruce Springsteen-it interpreton solo-t e tij dhe shpesh arrin të lërë në hije vetë Springsteen-in me performancën e tij.

Po ashtu, Tim Capello, në bashkëpunim me Tina Turner në këngët “Simply the Best” dhe “Private Dancer”, i jep një energji “bërthamore” performancës, duke e shndërruar interpretimin e tij në një shpërthim emocionesh që plotëson edhe fuqinë e jashtëzakonshme skenike të këngëtares së madhe./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Fjalët që nuk mund të thuheshin u kënduan. Sot i këndon e gjithë bota. Rrënjët e muzikës moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
TAGGED:AlternativealtoambientbaritonbasbateriBluesbowieBreckerCandyCapelloChanceClaptonClemonsColtraneDireStraitsDulferFloydfrymorëfunkfusionglamrockGrungehardcoreJazzKitarekontrabasMackayMetalMilesDavisnewwavepeoplePianopoprockPunkrocksaksofonSanbornShortersopranoSpringsteenStingStoogesStranglerstastierëtenorTophomexhazZorn

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Për herë të parë mbahet festivali ‘CrossRoads Festival’ në Han të Elezit
Artikulli i ardhshëm Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Vendoset gurthemeli i Kuzhinës Qendrore dhe përurohen çerdhe të reja në Podujevë

10 Shikime
Lajme

Konferenca e ardhshme BE–Shqipëri pritet të jetë më 16 shtator

9 Shikime
Lajme

Përballja e Kosovës dhe Suedisë në futboll – Ambasadori zbulon surprizat

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?