Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend. Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor, pa dallim përkatësie politike apo etnike.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme në komunat tona. Përveçse qytetarë të Kosovës, jemi edhe banorë të komunave, prandaj ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që ta përdorin mundësinë, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë, për të plotësuar nevojat e tyre. Gëzuar,” deklaroi Kurti.
Adresimin e tij para mediave, kryeministri në detyrë e mbajti edhe në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze./Katror.info