Muharrem Salihu është sipërmarrësi shqiptar që kandidon për Parlamentin Europian. Ai është kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet evropiane. Gjithashtu, Salihu është dhe një pronar i suksesshëm i 11 restoranteve e hoteleve në Venecia.
Në një intervistë për ABC News, ai ka treguar se ka emigruar në vitin 1986 nga Medvegja drejt Zvicrës. Më pas, shkoi në Torino të Italisë dhe në 2007 përfundoi në Venecia, ku gjeti dhe veten.
“Unë jam babai i pestë fëmijëve dhe merrem me aktivitete ekonomike në Venedik. Kam investuar në vendlindjen time, Medvegjë. Jam edukuar në Zvicër. Disa probleme që kam atakuar këtu kanë të bëjnë me problemet ekonomike. Prandaj është shumë i domosdoshëm aspekti i shumicës. Italia siç e dini është gjeneroze me të huajt”, tha ndër të tjera Salihu, i cili theksoi se shqiptarët janë një shtyllë e rëndësishme në politikën e tij.
Nominimi i tij u bë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa” nga ish-kryeministri italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino.
“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi-Bonino është i përkushtuar për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e politikanit Alush Gashi. , i cili ndau lajmin për nominimin e Salihut në garën e madhe të Parlamentit Evropian.
Salihu, i cili është një biznesmen i suksesshëm me aktivitetet e tij në Venecia, por edhe në vendlindjen e tij Medvegjë.
Siç dihet, ai është pjesë e shumë organizatave kombëtare shqiptare, të diasporës, duke qenë pjesë e bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të njohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbisë. Më në fund u emërua pjesë e trupit të këshilltarëve akademikë në Fakultetin e Gjenevës. Intervistën e plotë mund ta shihni këtu./Katror.info