katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KFOR zhvillon trajnim mjekësor për kujdes ndaj qenve K9
    8 hours ago
    Ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
    8 hours ago
    Galeria e Arteve në Prishtinë rikthehet pas dy dekadash
    8 hours ago
    Mulliri tradicional në Jasenovik rikthehet në funksion pas restaurimit
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
    6 hours ago
    E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes
    9 hours ago
    BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta
    10 hours ago
    Osmani: Kosova po udhëheq në skenën globale të inovacionit dhe teknologjisë
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    9 hours ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    11 hours ago
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    1 day ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    2 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    2 days ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    3 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë nënkryetarin serb
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë nënkryetarin serb

Last updated: 30/08/2025 12:45 PM
35 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo.com

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta zgjedhë nënkryetarin e vet nga pakica serbe të shtunën, pavarësisht se i hodhi në votim nga tri herë të gjithë 10 deputetët serbë, duke e thelluar konstituimin e legjislaturës së re në një krizë të re.

Dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha.

Deputeti tjetër nga pakica serbe, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Mundesh me e lexu edhe…

Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga pakica serbe për ta votuar për nënkryetar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

……………………………………………..

Në fillim të kësaj jave u duk sikur Kosova do të bëhej me Kuvend të ri më në fund pas një ngërçi të gjatë pas zgjedhjeve të shkurtit, sepse zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarët.

Megjithatë, partitë parlamentare kanë hasur sërish në mospajtime për votimin e nënkryetarit nga pakica serbe në Kuvend.

Në prag të seancës së sotme, që nis në orën 11:00, nuk ka shenja se ka pajtueshmëri për ta zgjedhur nënkryetarin e pestë të Kuvendit përmes votimit ndaras për nënkryetarët nga pakicat, i cili ka nxitur dyshime se mund të jetë shkelur Kushtetuta e vendit, pasi në të kaluarën ata janë votuan në një pako.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e sotme pritet të vazhdojë aty ku ka mbetur dy ditë më parë, te zgjedhja e nënkryetarit përmes hedhjes së shortit për kandidatët.

Përveç Nenad Rashiqit që ka vetëm edhe një shans, janë vetëm edhe dy deputetë të tjerë të Listës Serbe që pritet të hidhen në votim, Miljana Nikolliq, që mund të dalë tri herë në votim, dhe Igor Simiq dy herë.

Në prag të seancës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se nuk e ka pranuar një ftesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të biseduar për zgjedhjen e Rashiqit nënkryetar nga pakica serbe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai theksoi se e bëri këtë “sepse Kurti nuk pranoi kërkesën tonë për t’u takuar 10 minuta për të folur për Dimal Bashën”, para se ai të zgjidhej kryetar i Kuvendit.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se pret nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate ta votojnë Rashiqin.

“Sot mund të jetë seanca e fundit, sepse nëse sot të gjithë hedhen në short dhe nuk ka tjetër që pret, atëherë nuk ka arsye të mblidhemi pas 48 orëve. Është në dorën e opozitës, nëse PDK, LDK refuzojnë ta bëjnë këtë, të paktën presim nga AAK, Nisma”, tha ajo.

Vetë Rashiqi nga partia serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u shpreh optimist para seancës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E treta e vërteta, ashtu themi dhe ne”, tha Rashiq para gazetarëve kur u pyet për shanset e tij.

Një ditë para seancës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive parlamentare ta gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën e vendit për t’i themeluar Kuvendin dhe Qeverinë e re sa më parë që jetë e mundur.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse, duke i lënë mbrapa Partinë Demokratike të Kosovës me 24 ulëse; Lidhjen Demokratike të Kosovës me 20, Listën Serbe me 9, dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Si erdhi deri te shorti për nënkryetarët nga pakicat?

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit.

As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme kur u hodh në votim dy herë.

Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Nuk është e qartë gjithashtu se çfarë do të ndodhë nëse të gjithë kandidatët e hedhur në votim nga tri herë nuk arrijnë t’i marrin votat për t’u zgjedhur dhe Kuvendi dështon ta ketë nënkryetarin e pestë.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjët kandidatë.

“Nëse asnjë kandidat nuk merr 61 vota, atëherë vijmë në një situatë të re, që nënkupton se Kuvendi ka dështuar të konstituohet. Nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjtët kandidatë”, tha Miftaraj.

Lista Serbe njoftoi të shtunën se tashmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankesë.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”. /REL/Katror.info

TAGGED:konstituimiKosovakuvendiTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si përfundoi kremi i diellit në qendër të teorive konspirative?
Artikulli i ardhshëm Kuvendi nuk zgjedh nënkryetar serb, Basha: Puna duhet të vazhdojë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KFOR zhvillon trajnim mjekësor për kujdes ndaj qenve K9

11 Shikime
Lajme

Ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë

12 Shikime
Lajme

Galeria e Arteve në Prishtinë rikthehet pas dy dekadash

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?