Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë ka njoftuar se do të organizojë një diskutim publik me aktorin e mirënjohur nga Gjakova Edi Kastratin.
Kjo është bërë e ditur nga vet Këshilli përmes një eventi të publikuar në rrjetin social Facebook.
Të rinjët e Gjakovës në takimin me aktorin e famshëm Edi Kastrati kanë mundësinë të diskutojnë për rrugëtimin e tij në fushën e artit dhe menaxhimin e një teatri të suksesshëm.
Diskutimi do të mbahet të hënën, me 14 nëntor, duke filluar nga ora 13:00./Katror.info