Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, si dhe nënkryetari i UEFA-s, ka folur për mediumin “News24” rreth grupit që e dëshiron ta ketë Shqipëria.
Duka ka thënë se Gjermania dhe Sllovenia janë në mesin e ekipeve që do të dëshironte t’i ketë në grup.
“Le të kënaqemi me atë që kanë arritur djemtë me punën dhe djersën e tyre. Le të kënaqen në Kampionatin Evropian me mënyrën e tyre dhe të luajnë siç kanë bërë në kualifikime, me motivimin më të madh dhe pa frikë ndaj skuadrave të forta. Ne do ta mirëpresim çdo short dhe do ta bëjmë më të mirën, jo vetëm për të marrë pjesë, por të lëmë më shumë gjurmë sesa që kemi bërë në vitin 2016”, ka theksuar Duka.
Shorti për “Euro 2024” do të hidhet nga ora 18:00. /Katror.info
Përgatiti:
