Qyteti Zhazhing ndodhet në pjesën verilindore të provincës Yunnan në Kinë dhe është shpallur qyteti më i ngushtë në botë.
Qyteti ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Yangtze, është disa shekullor dhe ishte një nga rrugët kryesore tregtare të njohura si “Rruga e Mëndafshit”.
I vendosur mes shkëmbinjve malorë, ai ka shumë burime malore, mbi 30 lloje pellgjesh të ndryshme, shpella dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve që duan të bëjnë një pushim nga jeta urbane, shkruan Katror.info.

Emrin e ka marrë nga fakti se në këtë qytet ka ekzistuar një uzinë për përpunimin e kripes. Në kohët e lashta, qyteti ishte i banuar nga populli Bo.
Në shpate rriten lloje të ndryshme orkidesh dhe bimësh mjekësore, shpate këto të cilat kryesisht janë prej guri gëlqeror.
Qyteti quhet edhe rojtari i portës së zemrës së provincës Yunnan./Katror.info