Situata te Man United është e trazuar pas intervistës të Cristiano Ronaldos duke sulmuar pronarët e klubit dhe trajnerin Erik Ten Hag.
Largimi i tij në janar është i pashmangshëm, ndërsa mediet britanike kanë bërë të ditur menjëherë zëvendësuesin e portugezit.
Objektivi kryesor i Man United është Kylian Mbappe! Francezi shpesh herë është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të pakënaqësive që ai ka kundrejt klubit, shkruan Blic Sport.
Sipas raportimeve, në tetor 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga Paris Saint German, ndërsa një kalim i tij te Reali i Madridit është i pamundur pas refuzimit në merkaton verore.
Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po mundohen të përfitojnë nga situata e Mbappe me kampionët e Francës, ndërsa shtypi britanik raporton se Man United është i gatshëm të ofrojë 150 milion paund për të sjellë sulmuesin francez në Old Trafford” në merkaton e janarit.
Gjithashtu, të njëjtat raportime pretendojnë se Man United është klubi i vetëm që mund të plotësojë kërkesat financiare të Mbappe, i cili përfiton rreth 500 mijë paund në javë. Merkato e janarit do të prodhojë surpriza të shumtë, ku pa asnjë dyshim protagonistët kryesor do të jenë Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe./Katror.info