Këngëtari i talentuar ‘La Fazani’ ka publikuar sot videoklipin e këngës ‘Oj Kosovë’.
Arbër Salihu, i njohur ndryshe si “La Fazani” është bërë i njohur me këngët e veçanta që realizon. Përmes projekteve muzikore, ai mundohet që të përcjellë mesazhe të rëndësishme dhe të trajtojë problemet me të cilat përballen njerëzit në përditshmëri.
Po ashtu, çmimi kryesor i edicionit të parë dhe historik të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit La Fazani me këngën “Oj Kosovë”. Trofeu i këtij edicioni atij iu nda nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti. /Katror.info