Është lansuar platforma e re për kontrollimin dhe verifikimin lajmeve dhe informacioneve.
Platforma quhet Kosovofacts.com, që do të sjell fakte për lajmet në Kosovë, siç kuptohet edhe nga emri.
Siç njofton Kosovafacts.com, kjo platformë është edhe më e domosdoshme në një kohë të tensioneve dhe zhvillime të vrullshme politike në Kosovë dhe rajon.
Kosovafacts.com është pjesë e platformës për verevifikimin e lajmeve Hibrid.info, ku siç njoftohet, faqja e re online do ta komplimentojë Hibridin, por në vend të verifikimit të lajmeve ditore, do të sjellë analiza më të thella për dhe rreth Kosovës, bazuar në fakte dhe evidenca kredibile.
Kosovofacts.com do të sjellë publikime që janë të kontekstalizuara dhe japin një pasqyrë të mirinformuar për Kosovën. Do të publikojë fakte e informacione për Kosovën të nevojshme për audiencën kurdo që ka nevojë, të tilla që i rezistojnë kohës.
Sipas njoftimit, kjo platformë ka në synim demantimin e lajmeve që kryesisht kanë për bazë temat më aktuale dhe të përfolura në Kosovë, siç janë: Propaganda e lajmeve të rrejshme në Kosovë, lufta, intervenimi i NATO-s, dialogu Kosovë – Serbi dhe të tjera tema të ndejshme, si dhe përhapjes së informacionit të çrregulluar që vjen kryesisht nga Rusia.
Kosovofacts.com do t’i shërbejë jo vetëm audiencës në Kosovë, por edhe më shumë asaj ndërkombëtare, për t’u bërë adresë e parë e kuptimit të realitetit aktual dhe të viteve të fundit në Kosovë.
Kjo platformë do të jetë adresë e përmbajtjeve të shumta që do të sillen në forma si: Artikuj mbi aktualitete apo artikuj analitik. Përpos artikujve gazetaresk të formës së Gazetarisë së të Dhënave (Data Journalism), do të ketë përmbledhje të dhënash nga fusha të ndryshme të sjella si artikuj të politikave, të nxjerra nga publikime e raporte nga organizata, institute, akademia dhe burime tjera kredibile.
Siç është praktikuar edhe nga Hibrid.info, edhe në platformën Kosovofacts.com, çdo përmbajtje do të jetë e përcjellë me referenca.
Tutje, sipas njoftimit, kjo platformë do të jetë hapësirë edhe për bashkëpunëtorë nga jashtë, që mund të japin kontributin duke ofruar fakte e informacione relevante për Kosovën.
Kosovofacts.com vjen si rezultat i bashkëpunimit të Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikimin e Informacionit (IFCN) me Hibrid.info – që nga viti 2021. /Katror.info