(E perditësuar)
Laura Fazliu ka shkëlqyer në Mastersin e xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu triumfoi me IPPON ndaj japonezes, Miku Takaichi në një duel që e dominoi vazhdimisht.
E për këtë sukese ka reaguar edhe trajneri i njohur, Driton Kuka.
****
Laura Fazliu e ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Mastersin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Fillimisht, në raundin e parë xhudistja kosovare ka mposhtur rumunen Florentina Ivanescu.
Ndërkohë në raundin e dytë Fazliu ishte më e mirë se izraelitja Kerem Primo.
Ishte një luftë e fortë, por që Laura e fitoi atë me Waz-ari në Golden Score.
Në gjysmëfinale, xhudistja jonë e eliminoi japonezen Megumi Horikaëa. Ajo ishte kampione e botës vitin e kaluar.

Në finale xhudistja kosovare u përballë me japonezen tjetër, Miku Takaichi.
Aty, Laura ia doli të triumfonte me Ippon, pas një përballje tejet të vështirë.
Vlen të ceket se dje (e premte), Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e argjendtë
*****
Laura Fazliu ka siguruar medaljen në Mastersin e xhudos në Budapest.
Xhudistja kosovare do të paraqitet në finale të kategorisë deri 63 kilogramë.
Në gjysmëfinale, Laura Fazliu e eliminoi japonezen Megumi Horikawa. Ajo ishte kampione e botës vitin e kaluar.
Në finale xhudistja kosovare përballet me japonezen tjetër, Miku Takaichi./Katror.info