Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së argjendtë, në garën prej më të rëndësishme ndërkombëtare “Masters”, që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.
Laura u mund në finalen nga japonezja Miku Takaichi, në një finale jashtëzakonisht interesante. Japonezja fitojë me ippon dhe u stolis me medalje të artë.
Laura ka treguar nivel të lartë në secilin luftë, duke dëshmuar se është potencial i madh për medalje në Lojërat Olimpike në vitin 2024 që do të mbahen në Paris.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën brenda dy ditëve, dje Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -52 kg, ndërsa nesër garon xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) dhe synon medalje.