Atleti ynë, Leon Thaçi, pjesëmarrës në programin “Super Sportistët”, vazhdon të tregojë përparim të jashtëzakonshëm në karrierën e tij sportive, shkruan Katror.info.
Në garën prestigjioze ndërkombëtare “Internationales Läufermeeting Plietzhausen”, të mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë, Leoni u rendit në vendin e katërt në disiplinën 600 metra. Me kohën prej 1 minutë e 18.16 sekonda, ai jo vetëm që tregoi formë të shkëlqyer, por gjithashtu theu rekordin shtetëror, i cili deri më tani mbahej nga vrapuesi ynë olimpik, Musa Hajdari. /Katror.info
Përgatiti:
