katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bëri revolucion me OpenAI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023
    4 hours ago
    Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak
    6 hours ago
    Gjilani fal tatimin në pronë për 2023 deri në vlerën 100 euro
    6 hours ago
    1882 studente përfituese të bursës STEM prej 1 mijë eurosh
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Filmi Renaissance nga Beyonce nga 1 dhjetori në Cinestar Megaplex
    57 mins ago
    Dhurata 7000 dollarëshe i ndryshoi jetën: Historia e muzikantit Klajdi Cerriku që sot jep shfaqje në Brodway
    14 hours ago
    Bëri revolucion me OpenAI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023
    4 hours ago
    Revista prestigjioze ‘Rolling Stone’ e rendit albumin e Bebe Rexhës si një nga 100 albumet më të mira të vitit
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    WhatsApp po rikthen një veçori të cilën e kishte larguar një vit më parë
    24 hours ago
    Amazon prezanton chatbotin me Inteligjencë Artificiale të quajtur Q
    1 day ago
    OpenAI nuk pritet t’i ofrojë Microsoftit ulëse në bordin e ri të kompanisë
    1 day ago
    Instagrami i mundëson përdoruesve shkarkimin e përmbajtjes së Reel
    3 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    U ribashkuan anëtarët e grupit “Destiny’s Child”
    2 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për dietën ‘Sirtfood’
    3 days ago
    Cilat ushqime me myk mund t’i hani e cilat t’i përdorni?
    3 days ago
    Kështu duhet ta hani mëngjesin që të ndiheni më mirë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    4 months ago
    Postimet e fundit
    AI mund t’ju ndihmojë t’i planifikoni pushimet, nëse dini ta pyesni
    5 hours ago
    Qyteti toskan që ofron histori të lashtë dhe ujëra shëruese
    6 hours ago
    5 gjërat kryesore për të parë dhe bërë në Marsejë
    7 hours ago
    Organizata Botërore e Turizmit zgjodhi fshatin më të mirë në botë
    7 hours ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Liberalizimi i vizave, rritet interesimi i kosovarëve për pasaporta
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Liberalizimi i vizave, rritet interesimi i kosovarëve për pasaporta
Lajme të mira

Liberalizimi i vizave, rritet interesimi i kosovarëve për pasaporta

Last updated: 10/11/2023 11:58 AM
8 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ekonomia Online
Shpërndaje

Dhjetëra-mijëra qytetarë të Kosovës kanë aplikuar sivjet për herë të parë për pasaportë.

Të dhënat që Radio Evropa e Lirë i ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mbulojnë periudhën 1 qershor – 6 nëntor të këtij viti dhe, sipas tyre, janë 51.365 qytetarë që kanë aplikuar për herë të parë për pasaportë.

Krahasuar me shifrën e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, 48.791, bëhet fjalë për 2.574 aplikime më shumë.

Mundesh me e lexu edhe…

Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak

Në mesin e tyre dominojnë grup-mosha 0-2 vjeç dhe grup-mosha 18-22 vjeç, shkruan REL.

- ADVERTISEMENT -

Ardi Ukaj, 21 vjeç, aplikoi në fund të tetorit për t’u pajisur me pasaportë – po ashtu për herë të parë.

Gjermania është edhe për të destinacioni i dëshiruar.

“Por, si turist, për vizitë… Nuk punoj pa dokumente të rregullta, sepse ma ndalojnë hyrjen dhe nuk rrezikoj”, thotë Ukaj.

Ka interesim, por jo fluks masiv

Në disa agjenci turistike në Kosovë pohojnë se ka rritje të interesimit të qytetarëve dhe grupeve të organizuara për oferta të udhëtimit në vendet e Bashkimit Evropian, pas 1 janarit, 2024, por, sipas tyre, nuk bëhet fjalë për ndonjë fluks masiv.

Blerina Gashi thotë se në bazë të rezervimeve të deritashme, qytetarët në mesin e 20-tave janë më të interesuar për të udhëtuar.

Fatmire Beqiri, nga një tjetër agjenci turistike, thotë se ka filluar tashmë përgatitjet për udhëtime të organizuara pas 1 janarit.

“Interesimi për to është shumë i madh, pasi, deri më tash, ka pasur probleme për t’u pajisur me viza dhe shumë qytetarë as që kanë tentuar t’i grumbullojnë dokumentet e shumta për aplikim”, sipas Beqirit.

Ngjashëm pohojnë edhe në agjencitë që organizojnë udhëtime me autobusë.

- ADVERTISEMENT -

Ruzhdi Kurtishaj thotë se interesimi i vërtetë për të udhëtuar pritet të shihet nga dhjetori e andej.

Entuziazëm ka, por jo edhe mundësi ekonomike

Njohësi i integrimeve evropiane në Kosovë, Shenoll Muharremi, vlerëson se entuziazmi për të udhëtuar ekziston, por jo edhe mundësitë ekonomike, sipas tij.

“Aktualisht, jemi në një krizë të theksuar financiare të inflacionit dhe kjo mund ta zbehë potencialin e lëvizjeve”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, shton Muharremi, nuk përjashtohet mundësia që të rinjtë të interesohen ta braktisin Kosovën, në kërkim të mundësive më të mira.

Në vitet e fundit, mijëra kosovarë kanë marrë viza pune për në vendet e BE-së, e sidomos në Gjermani.

Vetëm vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Muharremi thotë se institucionet e Kosovës duhet të kujdesen për t’i informuar qytetarët se liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune dhe, në rast se keqpërdoret, mund të ketë pasoja.

“Disa gjëra marrin më shumë kohë për t’u zbatuar, andaj një komunikim më intensiv do ta ndihmonte publikun e gjerë të kuptojë se liberalizimi i vizave nënkupton më shumë turizëm dhe biznes, e jo punësim dhe në raste ekstreme kërkesa për azil”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -

Qeveria e Kosovës, nga 5 tetori, ka filluar fushatën informuese për liberalizimin e vizave, si në terren, ashtu edhe në mediat sociale.

Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, konfirmon për REL-in se materialet informuese janë shpërndarë në lokacione të ndryshme në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Sipas tij, fushata do të vazhdojë edhe pas janarit nëse është e nevojshme.

Rruga deri te liberalizimi

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e gëzojnë këtë të drejtë nga dhjetori i vitit 2009, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën kjo është bërë e mundur nga fundi i vitit 2010.

Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Vendimi përfundimtar për liberalizimin është marrë këtë vit, përkatësisht në prill, kur është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-së.

- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, Bashkimi Evropian e ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave, në rast se shkelen rregullat.

Ai do të aktivizohej si vijon:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt;

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%;

Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt;

Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra penale të rënda.

Të dhënat e Agjencisë së BE-së për Azil tregojnë se vetëm gjatë vitit 2022, mbi 3.000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për azil në një vend të këtij blloku dhe se kjo e drejtë u është njohur 8 për qind prej tyre.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitin 2022 dhe për këtë vit, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë, për arsye të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi. Sipas ASK-së, shumica e tyre kanë qenë legalë./Katror.info

- ADVERTISEMENT -

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Reita Demi
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Përmes AI-s, meme e famshme shndërrohet në video
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Çmimet e larta kanë ndikuar në uljen e konsumimit të birrës nga zviceranët
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    1882 studente përfituese të bursës STEM prej 1 mijë eurosh
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    FFK organizoi për herë të parë Kampin e Talenteve në ShBA

TAGGED: interesimi per pasaport, lajme të mira, Liberalizimi, pasaporta, top4, tophome2
Reita Demi November 10, 2023 November 10, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mbi 40 mijë fansa në mesnatë po prisnin online lansimin e hitit “Houdini” të Dua Lipa
Artikulli i ardhshëm “Euronews”: Bjeshkët e Nemuna mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Bëri revolucion me OpenAI, Financial Times rendit Mira Muratin mes 25 femrave më me ndikim për vitin 2023

9 Shikime
Lajme të mira

Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak

6 Shikime
Udhë

Qyteti toskan që ofron histori të lashtë dhe ujëra shëruese

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back