Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e bypass-it nr. 1 nga Vlora në Orikum. Kontrata me kompaninë FUSHA ka një vlerë prej rreth $3.5 milion dhe është firmosur në datën 31 korrik 2024. Punimet parashikohet të përfundojnë pas 2 vitesh.
Aksi Vlorë–Orikum është një nga segmentet rrugore me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës. Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km. Ai nis nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë kalimin e automjeteve, drejt jugut të vendit gjatë sezonit turistik.
Bypass-it Vlorë-Orikum, do të bashkohet me aksin e rri rrugor Orikum–Dukat. Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton punimet për projektin e quajtur Lungomare 3, që është një vazhdimësi e Lungomares së Vlorës dhesynon riformësimin e vijës bregdetare./Katror.info