U deshën vetëm tre ditë që një shaka në mediat sociale të pushtonte botën, pasi një hartë fotoshop po tregon Listenburgun, një vend imagjinar i futur rastësisht në gadishullin Iberik.
Ishte përdoruesi i Twitter-it Gaspardo ai që ndezi këtë histori të çmendur në Twitter të dielën e 30 tetorit.
Filloi me humor, për mungesën e njohurive të amerikanëve kur bëhet fjalë për gjeografinë, veçanërisht gjeografinë evropiane.
Ai publikoi një hartë të rreme të Kontinentit të Vjetër. Në të, Gaspardo shtoi një vend të ri të mbërthyer në Portugali dhe Spanjë, duke e quajtur atë Listenburg.
“Jam i sigurt se amerikanët nuk e dinë as emrin e këtij vendi,” tha përdoruesi i Twitter-it Gaspardo, duke shoqëruar një hartë me një shigjetë të kuqe që tregon një pjesë të tokës në Spanjë dhe Portugali me ngjyrë të gjelbër, duke nënkuptuar se ky ishte një vend anëtar i BE-së.
Ndërkohë, disa vendosën të çojnë shakan në një nivel tjetër, duke pretenduar se vendi ishte në të vërtetë real.
E si rezultat, vet Gasparado, shpalli veten president të Listenbourgut, meqë shakaja e tij mori dhenë gjithandej.
Madje tashmë Listenbourgut i kanë zgjedhur edhe flamurin, por edhe i kanë përpunuar një himn, siç e quajnë, kombëtar, anise u bëhet thirrje përdoruesve të Twitter, që kushdo që ka idenë për tekstin, ta bëjnë publik atë.
Po ashtu, nuk janë përjashtuar edhe shakatë, duke ironizuar me hapje të zyrës së Ministrisë së Brendshme të Listenbourgut, ku bëhet thirrje që të gjithë ata që duan të bëhen shtetas të këtij vendi, ta kontaktojnë këtë institucion për të aplikuar për pasaportë apo vizë.
Postimi mblodhi mbi 84,000 pëlqime dhe 6,900 retweet në dy ditë.
Madje, ky fenomen viral ka tërhequr edhe personalitete të njohura në Twitter.
Gazetari dhe prezantuesi Samuel Etienne bëri shaka rreth internimit në Listenburg për t’u fokusuar në kanalin e tij Twitch.
Krijuesi i përmbajtjes Valouzz njoftoi se do të zgjidhte vendin imagjinar si destinacionin e tij të ardhshëm të pushimeve./Katror.info