Liverpooli e ka fituar Carabao Cup apo ndryshe e njohur si EFL Cup, pasi në finalen mposhti Chelsean, por vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.
Ndeshjen më mirë e nisën The Reds, kur rrezikuan me anë të Luis Diaz në minutën e 14-të, por goditja e tij u prit nga portieri i Bluve.
Van Dijk ishte heroi i Liverpoolit, pasi shënoi në minutën e 118-të për rezultatin 1-0 dhe Reds ia dolën të fitonin trofeun e parë për këtë vit.
ONE KISS IS ALL IT TAKES 🎶 pic.twitter.com/xsAVAFe2Gr
— Liverpool FC (@LFC) February 25, 2024
Lojtarët e Liverpoolit në dhomën e zhveshjes pas fitores së tyre kanë festuar me këngët e Dua Lipës.
Në një video të postuar nga ky klub, ata shihen duke kërcyer e kënduar njëzëri më “One Kiss” të këngëtares nga Kosova./Katror.info