Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare pati një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore dhe një humbje në total në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në raundin e parë, Kuka kaloi pa luftë, kurse në të dytën fitoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, ajo triumfoi përballë holandezes, Guusje Steenhuis, të cilën e mposhti me dy waza-ari.
Loriana Kuka u ndal në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, që e mposhti me një waza-ari.
Por, në luftë për medaljen e bronztë, Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.
Kosova arriti që të fitojë 2 medalje të bronzta në këtë Grand Slam. /Katror.info