Kylie Jenner ka publikuar foton e parë të djalit të saj, duke zbuluar edhe emrin e tij. Përmes disa fotove, Jenner ka zbuluar se emri i të birit është Aire.
Me lindjen e birit, fillimisht Kylie Jenner lajmëroi se emri i djalit ishte Wolf, por më pas shtoi se i kishte ndryshuar emrin të birit. Por sërish nuk ia zbuloi as emrin dhe as fytyrën deri më sot. 24-vjeçarja është edhe nëna e një vajze me emrin, Stormi.