Interi është në pritje për të mësuar rivalin në finale e Ligës së Kampionëve dhe kjo dilemë do të zgjidhet sonte, pas ndeshjes së dytë ndërmjet Manchester City dhe Real Madrid.
“Qytetarët” janë nikoqir të “Mbretërve” në ndeshjen, e cila zhvillohet në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 21:00.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” u mbyll me barazim 1-1 dhe ky takim pritet të jetë i zjarrtë pasi gjithçka është e hapur.
Të dy skuadrat janë në formë të mirë, pasi City vjen nga një fitore 3-0 ndaj Evertonit në Ligën Premiere, ndërsa Reali mposhti 1-0 Getafen në La Liga.
Gjyqtar kryesor i ndeshjen është polaku Szymon Marciniak, i cili drejtoi edhe finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Fituesi i kësaj përballje titanësh do t’i bashkohet në finale Interit, i cili eliminoi Milanin, pasi e mposhti në dy ndeshjet gjysmëfinale./Katror.info