Një ndër ngjarjet e cila i solli kryeqytetit shumë vizitorë ishte ajo e Bienales Evropiane.
Kjo ngjarje ka hyrë në muajin e fundit ku më 30 tetor do të mbyllet edhe zyrtarisht.
Organizatorë të Manifestës kanë bërë të ditur se deri më tani Bienalja Evropiane ka sjellë në kryeqytet rreth 100,000 vizitorë.
Muaji tetor do të jetë një muaj me shumë ngjarje në të gjitha hapësirat, ekspozitat dhe ndërhyrjet që janë të hapura prej së martës deri të dielën nga ora 10:00 deri në 20:00.
Nëse ski pas kohë me i vizitu të gjitha pikat e Manifestës në kryeqytet deri tani, ndaje një pjesë të kohës për me i vizitu ato deri në fund të këtij muaji.