Ajo ka fytyrën e një engjëlli dhe trupin e një perëndeshë dhe është shfaqur në tapetin e kuq me stil retro dhe magjepsi botën.
Sezoni i ri i çmimeve të Hollivudit u hap mbrëmë me Golden Globes në Los Angeles. Ngjarja i paraprin Oscarit prestigjioz më 10 mars dhe mblodhi yje të shumtë botërorë.
Një nga zonjat që magjepsi më shumë me pamjen e saj është bukuroshja Margot Robbie apo e famshmja “Barbie”, siç na pëlqen ta quajmë për shkak të rolit të saj në filmin hit me të njëjtin emër. Ajo dukej vërtet si një kukull e famshme.
Ajo ka imituar daljen e kukullës më të famshme në botë me një fustan rozë të krijuar enkas për të nga i famshmi Giorgio Armani.
Fustani i gjatë me jakë V me temina ishte tërësisht i frymëzuar nga kukulla Barbie e vitit 1977./Katror.info