Sopranoja e njohur shqiptare, Marigona Qerkezi, ka ndarë me emocion lajmin e debutimit të saj në një nga skenat më prestigjioze të botës së operës – Royal Opera House në Londër. Ajo do të interpretojë rolin e Leonorës në kryeveprën e Giuseppe Verdit, Il Trovatore, shkruan Katror.info.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qerkezi shprehu gëzimin dhe mirënjohjen për këtë arritje të madhe:
“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë lumturinë time. Do të debutoj në Royal Opera House në Londër si Leonora në ‘Il Trovatore’ të Giuseppe Verdit. Është një nder i jashtëzakonshëm të ngjitem në skenën e këtij teatri legjendar dhe të sjell në jetë një nga heroinat më pasionante dhe më të fuqishme të Verdit.”
Shfaqjet do të mbahen më 9, 12, 16 dhe 19 korrik 2025, në skenën e @royalballetandopera në Londër.
Marigona Qerkezi, e cila prej vitesh po ngjitet me sukses në skenat ndërkombëtare, falënderoi gjithashtu menaxherin e saj, Marcin Kopec (MK Impresari), për mbështetjen./Katror.info