Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, do të bëhet baba për herë të tretë.
Zuckerberg ka bërë të ditur të mërkurën se ai dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, janë në pritje të një fëmije tjetër.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se vitin e ardhshëm do të bëhen edhe me një vajzë.
“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj me ju lajmin se Maxi dhe August do të bëhen me një motër vitin e ardhshëm”, ka shkruar Zuckerberg.
- Advertisement -
Mark dhe Priscilla janë martuar në vitin 2012. Para se të martoheshin ata kanë qenë në lidhje për rreth nëntë vjet, derisa janë njoftuar gjatë studimeve në universitetin “Harvard”.
Përgatiti:
