Teatri Kombëtar i Kosovës ka filluar provat për shfaqjen e radhës bazuar në dramën “Martesa” nga autori polak, Witold Gombrowicz e adaptuar dhe në regji të regjisorit të njohur polak, Norbert Rakowski, e cila do të shfaqet premierë me 20 shtator 2024.
Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buqaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi luajnë në këtë dramë./Katror.info