Deri në fund të kësaj dekade, Mazda synon të zbatojë elektrifikimin e të gjitha modeleve të saj, në mënyrë që pas vitit 2030, kompania japoneze të synojë të shesë vetëm automjete me motorë elektrikë, pra hibridë.
Elektrifikimi nuk do të anashkalojë as MX-5 Miata-n legjendar. Prej disa kohësh ka pasur spekulime për Miata-n elektrike dhe tani Mazda ka konfirmuar zyrtarisht se gjenerata e ardhshme e kësaj veture do të fuqizohet nga një motor elektrik.
Është një veprim i domosdoshëm nëse kjo makinë sportive argëtuese dëshiron të mbijetojë në një epokë të re që sjell një ndryshim rrënjësor me të cilin makinat me benzinë dhe naftë po zbehen ngadalë në sfond dhe duhet të zëvendësohen me makina elektrike.
Në Motor Trend, ata thonë se Miata ka një reputacion si një roadster argëtues dhe i përballueshëm me dinamikë fantastike të drejtimit, dhe ata supozojnë se Mazda mund të prezantojë fillimisht modelin e saj hibrid, dhe më pas një model që do të ketë vetëm një motor elektrik.
Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse Mazda do të vendosë vetëm për lëvizjen me rrota të pasme apo nëse gjenerata e ardhshme Miata do të ketë lëvizje me të gjitha rrotat.
Inxhinierët e Mazda-s, të cilët do të jenë përgjegjës për zbatimin e strategjisë së elektrifikimit të kabrioletit popullor, përballen me disa sfida. Si një nga problemet potenciale të Miata-s elektrike përmenden dimensionet e saj të vogla, për shkak të të cilave mund të ketë probleme me vendosjen e baterisë që do të mundësojë një distancë të kënaqshme, si dhe përmendet se si një bateri e rëndë mund të dëmtojë performancën e vozitjes.
Gjithashtu, versioni elektrik do të jetë më i shtrenjtë në krahasim me modelin me motor me djegie të brendshme.
Mazda prezantoi gjeneratën e parë të kësaj makine në vitin 1989 dhe deri më sot janë prezantuar katër gjenerata të Miata-s. Tjetri, tashmë është e qartë, do të jetë rrënjësisht i ndryshëm në krahasim me paraardhësit e tij dhe do të jetë interesante të shihet nëse ekipi i kompanisë japoneze, përveç ndryshimeve nën kapelë, do të vendosë edhe për disa ndryshime të mëdha në dizajnin e vetë makinës. Mund të presim prezantimin e modelit të ri pas dy vitesh dhe klientët e parë mund të ulen në Mazda MX-5 të tyre në mes ose në fund të vitit 2025. /Katror.info
Përgatiti:
