Është zhvilluar Kampionati i Kosovës për kategoritë e reja U8 deri U16 në disiplinën e Sllallomit të Madh (GS) dhe Sllallomit (SL) në pistat e homologuara ndërkombëtarisht të Qendrës së Skijimit “Arxhena”.
“Me datë 10 Mars 2024 u organizua Kampionati i Kosovës për grupmoshat e vjetra U18 – U30 në dy disiplinat GS dhe SL”, thuhet në njoftimin e Federatës Skitare të Kosovës.
“Në një mot me diell dhe kushte të kënaqshme të borës, garuesit arritën rezultate të larta ku edhe më të mirët u shpërblyen me vendet respektive.
Si gjithmonë falenderojmë Departamentin e Sportit dhe Drejtorin z.Ibër Alaj, për mbështetjen e vazhdueshme dhe praninë e tij në këto organizime të nivelit më të lartë.
Poashtu një falenderim i veçantë shkon edhe për Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim për kontributin e tyre në organizimin e garave, si dhe për Shoqatën Aeronautike “Shqiponjat” për madhështimin e Kampionateve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info