Me golin e tij, në fitoren 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Nantes, Kylian Mbappe hyri në histori, pasi arriti në kuotën 201 golave dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e parizienëve!
Legjendar Kylian Mbappe! Fëmija më ‘i zgjuar’ i futbollit francez vazhdon të bëjë planetin të fërkojë sytë. Duke qenë vetëm 24 vjeç, ai tani mban në duar një rekord të madh.
Me golin e tij të fundit, përveç që nënshkroi fitoren e Paris Saint-Germain me 4-2 ndaj Nantes, por ai shkroi edhe emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit.
Dhe kjo sepse në 247 ndeshje të zhvilluara, ai arriti në 201 gola me fanelën e parizienëve dhe, duke ia kaluar Edinson Cavanit, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e tyre dhe… mori rekordin e tij./Katror.info
With his 201st goal for the club from the capital, Kylian Mbappé took one step further into the Paris Saint-Germain history books. 🔝https://t.co/zwqodAmBGX
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 5, 2023