Ajo dëshmoi edhe një herë pse është ndër supermodelet më të mira prej dekadash dhe duket se kështu do të jetë edhe për një kohë të gjatë.
E famshmja Naomi Campbell me të drejtë mban ende titullin e mbretëreshës së pasarelave. Ajo pati nderin të mbyllte sfilatën e markës “Dolce and Gabbana”, si dhe Javën e Modës në Paris, e cila mblodhi personazhe të shumtë të famshëm. Dhe ishte një hit i plotë, sepse “Pantera e Zezë” i la në hije të gjithë në pasarelë për të cilën ajo thjesht lindi.
Ajo është 53 vjeçe, por ende është ndër femrat më të bukura në botë, sidomos kur ecën me një kombinim provokues – të brendshme, kapele dhe një fustan slip transparent.
Ky moment tërhoqi vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale dhe Naomi tregoi ecjen e saj të veçantë, të fuqishme dhe i kënaqi të gjithë kur madje arriti të lëkundë flokët në ritëm me hapat e saj.
Do ta pranoni që askush nuk ecën në pasarelë si ajo dhe e shijon aq shumë sa ajo. Kjo është pikërisht arsyeja pse ajo mund të mbajë hapin me modele dyfish më të reja se ajo dhe të jetë ende numri një në botën e modës.
Një është Naomi Campbell, dhe patjetër që është kështu./Katror.info