Mbi 1,000 gjermanë të guximshëm vazhduan të mbanin gjallë një traditë vjetore, duke u veshur si babagjyshi i Krishtlindjeve për tu bërë pjesë e vrapimit të Shën Nikollës në qytetin Michendorf, të Gjermanisë.
Ky vrapim u mbajt për herë të parë 14 vjet më parë nga Udo Grötzner dhe disa nga miqtë e tij. Sipas organizatorëve ngjarja është tepër e njohur sepse përfshin njerëz të të gjitha moshave.
Gjatësia e shtegut të vrapimit ishte nga 1 deri në 10 kilometra. Ja disa foto nga gara./Katror.info