Mbretëresha Letizia e Spanjës ka shkuar së bashku me Mbretin Felipe të ndiqnin shfaqjen e sopranos shqiptare Ermonela Jaho.
Ka qenë vetë Jaho që ka postuar fotot nga takimi i tyre:
“Si gjithmonë, një kënaqësi absolute takimi me mbretëreshën Letizia dhe mbretin Felipe të Spanjës. Ata janë admirues dhe mbështetës të mëdhenj të Arteve dhe Operas. Ata marrin pjesë në çdo hapje të çdo sezoni. Respekt P.S. Më mirë të marr disa shënime nga rutina e stërvitjes së mbretëreshës. Ajo është në një formë të mrekullueshme”, ka shkruar Ermonela.
Kjo nuk është hera e parë që familja mbretërore spanjolle ndjek sopranon shqiptare.
Në një rrëfim dy vite më parë Jaho ka treguar:
“Unë bëra një koncert këtu për 175 vjetorin e teatrit dhe isha e ftuar si e vetmja këngëtare, u ndjeva shumë e nderuar. Të ftuarit kryesor ishin mbreti dhe mbretëresha e Spanjës, të cilët i kam takuar 2-3 herë, dhe më mbanin mend. Më thanë ‘Ti je ajo shqiptarja’, i thashë që unë jam ai shembulli i mirë. ‘E dimë’-më thanë. Pra, janë ca gjëra që duhet edhe ne t’i themi me zë të lartë. Ne, kur kemi një shembull jo të mirë, shqiptarët me shqiptarët, sikur kemi dëshirë ta bëjmë sa më të madhe, për t’u dukur më mirë se tjetri.”/Katror.info