“Oppenheimer” vjen së shpejti në NBC Universal’s Peacock, duke i mundësuar shikuesve të përjetojnë epikën historike tre-orëshe nga komoditeti i shtëpive të tyre.
Filmi i Christopher Nolan, me aktorin Cillian Murphy në rolin kryesor, do të transmetohet në Peacock duke filluar më 16 shkurt, gati shtatë muaj pas shfaqjes së tij në kinema më 21 korrik 2023, shkruan Variety Magazine.
Përveç “Oppenheimer”, Peacock do të ketë gjithashtu në dispozicion filmat e mëposhtëm të drejtuar nga Nolan të cilët do të transmetohen në platformë duke filluar nga 1 shkurti: “Batman Begins”, “The Dark Knight”, “The Dark Knight Rises”, “Dunkirk”, “Inception” dhe “Memento”./Katror.info