Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të nisë punimet të hënën, më 19 gusht 2024.
“Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i themeluar më 1974, sivjet do ta mbajë edicionin XLII, dhe kështu feston vitin e 50-të jubilar”, njoftoi Instituti Albanologjik i Prishtinës
“Studiuesit nga Instituti Albanologjik i Prishtinës që do të marrin pjesë në të janë:
Dr. Nuridin Ahmeti: “Veprimtaria e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare në dritën e dokumenteve arkivore 1974-2000”, 19.08.2024, ora 18:00;
Dr. Vjosa Osmani: “Enciklopedia shqiptare–zërat e gjuhësisë”, 21.08.2024, ora 12:00;
Dr. Arianit Buçinca: “Alfabeti i Gadimes së Epërme (V p.e.s.)”, 27.08.2024, ora 12:00;
Dr. Ylber Hysa: “Madona e zezë e Kosovës”, 27.08.2024, ora 12:00;
Dr. Arben Hoxha: “Estetika njohëse dhe vlerat artistike”, 28.08.2024, ora 18:00;
Dr. Gëzim Aliu: “Fillimet e prozës shqipe”, 29.08.2024, ora 16:30. Referimet e datës 23.08.2024, ora 09:00, do të mbahen në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info