Nga 9 deri më 13 gusht do të mbahet edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të vallëzimit “Newborn Festival 2024”.
Në këtë festival pritet të marrin pjesë rreth 300 artistë ndërkombëtarë nga më shumë se 10 shtete të botës.
Lidhur me këtë është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, dhe koordinatorit të Festivalit “New Born”, Besnik Grajçevci.
Festivali ka karakter garues me një juri profesionale që do t’i vlerësojnë artistët. Festivali do të mbahet në Podujevë, Deçan, Prizren dhe do të përmbyllet në Prishtinë.
Festivali sjellë bashkëpunime ndërkombëtare kulturore që përfaqëson kulturën e vendit tonë dhe radhit Kosovën në listën e atyre shteteve që organizojnë festivale ndërkombëtare me rëndësi dhe përmasa të mëdha./Katror.info