95 vjeçari, David Marjot është njeriu më i moshuar i një universiteti që sapo është diplomuar dhe synimi i tij është të mos ndalet me kaq.
Psikiatri në pension u diplomua në Universitetin Kingston, në Londër me një diplomë në Filozofinë Moderne Evropiane, 72 vjet pasi u kualifikua për herë të parë si mjek.
“Diplomimi për mua ishte i vështirë sepse dhe kujtesa ime nuk është ajo që ka qenë. Isha me fat që kisha mësues të klasit botëror dhe ishte një përvojë shumë pozitive. Unë mendoj se është e rëndësishme që gjithmonë të vazhdoni të sfidoni veten edhe kur rriteni”, u shpreh 95- vjeçari.
Por pavarësisht kësaj Dr Marjot, nga Surrey, MB, tani po shqyrton një kurs tjetër, që mund t’i marrë kohë deri në moshën 102-vjeçare për ta përfunduar. Nëse do të arrijë apo jo që ta përfundojë kjo nuk dihet, por dëshira e madhe për të jetuar çdo aspekt të jetës deri në fund, nuk e ndal për asgjë./Living.al/Katror.info