A je gati per filmin e vitit?
Sonte në Cineplexx shfaqet premera e shumëpritur e filmit Avatar 2: “The Way Of Water”, i cili zhvillohet në planetin e harlisur të Pandorës, dhe vjen 13 vjet pas filmit origjinal.
Filmi është i gjatë tre orë e 12 minuta dhe do të përmbajë pamje fantastike 3D.
Cineplexx ka njoftuar se për çdo biletë të kinemasë, ju fitoni 4 orë parking FALAS brenda Albi Mall.
Sipas regjisorit James Cameron, synimet e tij për filmin ndikuan edhe në gjatësinë që filmi do të kishte.
“Qëllimi është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionale. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteri, më shumë te historia, më shumë te marrëdhëniet, më shumë te emocionet”, tha ai./Katror.info